Tema të vizitës së sotme të kryeministrit bullgar Kiril Petkov në Beograd në bisedimet me presidentin serb Aleksandar Vuçiqin dhe kryeministren serbe Ana Bërnabiqin ishin nga aspekti ekonomik, para së gjithash për përforcimin e bashkëpunimit energjetik veçanërisht lidhur me gazin dhe infrastrukturën, si dhe nismën për një treg të përbashkët të energjisë dhe të gazit në rajon, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
Në fillim të konferencës për shtyp me Petkovin, kryeministrja serbe tha se “ajo që është jashtëzakonisht e rëndësishme, mosndërhyrja në çështjet e brendshme të shteteve dhe partnerëve të tjerë është se vizita juaj e parë ishte në Maqedoninë e Veriut, që flet mjaftueshëm që ju si kryeministër i kushtoni vëmendje rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe eurointegrimeve të Ballkanit Perëndimor”.
“Mua si kryeministre në vend të parë janë eurointegrimet e Serbisë, por për shkak të stabilitetit rajonal të të gjithë Ballkanit Perëndimor është jashtëzakonisht e rëndësishme për mua të shohim përparim në rrugën evropiane të partnerëve dhe miqve tanë të Maqedonisë së Veriut, gjithsesi edhe të Shqipërisë dhe BeH-së dhe ju shpreh falënderim që me atë rrugë treguat përkushtim të jashtëzakonshëm në zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura, që të gjithë të kenë perspektivë evropiane”, deklaroi Bërnabiqi.
Bërnabiqi dhe Petkovi në konferencë për shtyp theksuan se Sofja dhe Beogradi mes tjerash janë të interesuara edhe për treg të përbashkët të energjisë dhe të gazit. Sipas Petkovit, lidhja rajonale është e rëndësishme për Sofjen si kusht për zhvillim ekonomik, me theks në lidhjen energjetike.
“Së bashku jemi më të fortë edhe në negociatat me vendet jashtë rajonit, lidhja jonë me Greqinë është prioritet për Bullgarinë që të ketë një qasje të drejtpërdrejtë në gazin natyror të lëngshëm, ndërsa ekziston një potencial i madh për një treg të përbashkët të gazit”, deklaroi Petkovi. Besoj se do të kemi sukses në atë në një afat të shkurtër, tha si, duke shtuar se kjo nënkupton lidhje me Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë të cilat mund të bashkohen në një treg të përbashkët, së bashku me lidhjen infrastrukturore.