Presidenti amerikan Xho Bajden deklaroi se forcat ushtarake amerikane në veriperëndim të Sirisë e kanë vrarë Abu Ibrahim al-Hashimi al Kurashi, udhëheqësin e grupit terrorist Shteti Islamik.
“Forcat ushtarake amerikane në veriperëndim të Sirisë me sukses kanë ndërmarrë operacion antiterrorist për mbrojtje të popullit amerikan dhe aleatëve tanë”, theksoi Bajden në deklaratë, duke shtuar se asnjë ushtar nuk është plagosur gjatë operacionit.
Pak është e ditur në opinion për Al Kurashin, i cili e kryesoi grupin ekstremist pas vdekjes së Abu Bakër al-Bagdadi, i cili u vetëvra në vitin 2019 ndërsa forcat speciale amerikane u afruan drejt tij, transmeton DPA.
Bajden paralajmëroi më shumë detaje për operacionin gjatë ditës.