Puna e Komisionit të Përbashkët për Çështje Historike dhe Arsimore është një element i rëndësishëm në përmbushjen e Marrëveshjes së Miqësisë të vitit 2017.
Pas daljeve të fundit publike të përfaqësuesve të Komisionit të Përbashkët për Çështjet Historike dhe Arsimore, dëshirojmë të theksojmë se puna e Komisionit është pjesë e pandashme e zbatimit të Marrëveshjes së Miqësisë 2017.
Siç thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të jashtme, në përputhje me nismën e fundit të dy vendeve, të konfirmuar në seancën e përbashkët të dy Qeverive, për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në të gjitha fushat, mirëpresim vendimin e dy bashkëkryesuesve të Komisionit për intensifikimin e punës së Komisionit, me qëllim tejkalimin e dallimeve për çështjet më të ndjeshme.
“Ne e kuptojmë nevojën që anëtarët e Komisionit, veçanërisht të bashkëkryesusve të tyre, t’i paraqesin publikisht qëndrimet dhe opinionet e tyre, por të njëjtat nuk duhet të interpretohen si qëndrime shtetërore dhe as si pjesë e qëndrimeve politike të dy Qeverive”, theksohet në kumtesë.
Që këtu, të dy Qeveritë u bëjnë thirrje edhe një herë të gjithë faktorëve, përfshirë këtu edhe anëtarëve të Komisionit për Çështjet Historike, që të ruajnë dinamikën e aktiviteteve tashmë të dakorduar, që korrespondon me intensitetin e ri të komunikimit të forcuar mes dy vendeve, me qëllim që të shfrytëzohet momentumi i ri për kapërcimin adekuat të dallimeve midis dy vendeve dhe zhbllokimin e procesit eurointegrues të Maqedonisë së Veriut.