Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor në konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë, me Agjencinë për Mbrojtje të të Dhënave Personale po e përgatit modelin digjital për dërgim të informacioneve dhe vendimeve për izolim për qytetarët për shkak të konfirmimit të infeksionit ose për shkak të kontaktit me person pozitiv me Kovid-19.
Modeli nënkupton se çdo qytetar i cili ka nevojë që të marrë vendimin e tij do të ketë qasje përmes ueb-faqes vetëm në vendimin e tij për izolim pa pasur qasje në të dhënat e qytetarëve tjerë të cilëve iu është dhënë vendim për izolim.
Për procedurën për qasje në vendime e cila do të zhvillohet përmes një ueb-platforme, qytetarët do të informohen me kohë në afatin e përcaktuar për zbatim të mënyrës së re të dërgimit të vendimeve për izolim për qytetarët.