Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, 01.02.2022 (e martë), do të mbajë mbledhjen e rregullt të 10-të, në të cilën në pajtim me kompetencat e saj do të shqyrtojë më shumë pika nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.
Sipas rendit të propozuar të ditës, në mbledhjen e sotme do të gjendet Raporti për bisedimet e realizuara për harmonizimin e Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Maqedonisë së Veriut në Programin e Unionit Fiskalis për periudhën 2021-2027.
Mes tjerash, me propozim të Ministrisë së Financave, në mbledhjen e sotme ministrat do ta shqyrtojnë edhe Propozim-ligjin për parandalimin e shpërlarjes së parasë dhe terrorizmi financiar.
Ministrat në Qeveri në këtë mbledhje do ta shqyrtojnë edhe Informacionin për pranimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në anëtarësimin e plotë në Aleancën Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit – IHRA.