Sot prej orës prej orës 04 deri në orën 08, zyrtarët policorë nga Byroja për Siguri Publike (BSP) të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, me qëllim të sanksionimit të veprave penale dhe kundërvajtjeve nga Ligji për Armë, Ligji për Gjueti, Kodi Penal, njofton Portalb.mk.
“Në kuadër të kontrollit janë konstatuar 6 vepra penale nga të cilat 5 nga Kodi Penal për armëmbajtje pa leje dhe 1 sipas nenit 215 për prodhim dhe lëshim në treg të drogave dhe substancave psikotrope dhe prekursorë”, informojnë nga MPB.
Prej atje shtojnë se janë konstatuar edhe 27 kundërvajtje, prej të cilave 17 nga Ligji për Armë dhe Ligji për Gjueti, derisa 6 kundërvajtje kanë të bëjnë me ligje tjera.
“Janë kontrolluar 160 lokacione në zonën e të gjitha sektorëve për punë të brendshme, janë ndaluar 10 persona, a janë privuar nga liria 5, të cilët nuk i kanë respektuar dispozitat e lartpërmendura”, thonë nga MPB.
Sipas kumtesës së policisë, njëkohësisht janë marrë edhe 18 copë armë dhe 111 copë municion.
“Kundër të gjithë kryerësve të veprave kundërvajtëse ose penale, do të dorëzohen paraqitje përkatëse”, shtojnë nga MPB.
Burimi:Portalb.mk