Presidenti francez Emanuel Makron sot do të zhvillojë bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin në përpjekje për të de-përshkallëzuar konfliktin me Ukrainën, për shkak të drojës së Perëndimit, se Moska mund të planifikojë pushtim.
Makron i sheh gjithashtu bisedimet si mundësi për të parë saktësisht se ku qëndrojnë të dy në situatën aktuale. Ai gjithashtu shpreson në sqarime nga pala ruse për disa lëvizje, lajmëron DPA. Burime nga kabineti i Makronit thonë se kreu i shtetit francez dëshiron të theksojë edhe një herë se pushtimi rus do të ketë pasoja të rënda.
Vendet perëndimore janë thellësisht të shqetësuara se një pushtim mund të jetë i afërt, pasi 100.000 trupa ruse janë të vendosura pranë kufijve të Ukrainës. Rusia ka mohuar vazhdimisht plane të tilla.