Britania e Madhe filloi ta tërheqë personelin nga ambasada e vet në Ukrainë, pas paralajmërimeve për invazion rus, kumtoi BBC. Persona zyrtarë theksojnë se nuk ka kërcënim konkret për diplomatët britanikë, por se gjysma e të punësuarve në misionin diplomatik në Kiev do të kthehen në Britani.
Vendimi i Britanisë së Madhe pasoi pasi që SHBA-ja i urdhëroi familjet e të punësuarve në ambasadën amerikane në Kiev ta braktisin Ukrainën, duke pohuar se Rusia mund ta sulmojë Ukrainën në çdo kohë. Rusia mohon se planifikon çfarëdo lloj aksioni ushtarak në Ukrainë.
Bashkimi Evropian, për dallim nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe, vendosi tani për tani të mos e tërheqë personelin e vet diplomatik nga Ukraina. Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel, tha se nuk do t’i “dramatizojë” tensionet, përderisa BE-ja nuk sheh arsye për diçka ët tillë dhe se do të kërkojnë sqarim nga SHBA-ja për hapin e tillë.