Me pritje ceremoniale para Qeverisë dhe me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake filloi vizita zyrtare në vend e delegacionit bullgar të kryesuar nga kryeministri Kiril Petkov.
Delegacionin bullgar e priti kryeministri Dimitar Kovaçevski, i shoqëruar nga nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski, zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, ministrat e Punëve të jashtme dhe Transportit dhe Lidhjeve, Bujar osmani dhe Bllagoj Boçvarski, si dhe nga anëtarë të Zyres së kryetarit të Qeverisë dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Petkov është i shoqëruar nga Kristian Vigenin, zëvendëskryetar i Kuvendit popullor të Republikës së Bullgarisë dhe ministrat bullgarë të Punëve të Jashtme dhe Transportit dhe Lidhjeve, Teodora Gençovska dhe Nikollaj Sabev. Në aeroportin në Shkup, delegacioni qeveritar i Republikës së Bullgarisë u prit nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.