Këshilli konsultativ bullgar për siguri nacionale (KSNS) lidhur me temën mbi Republikën e Maqedonisë së Veriut do të thirret në gjysmën e parë të janarit.
Këtë e bëri të ditur presidenti bullgar Rumen Radev para gazetarëve pas solemnitetit në të cilën Komisioni qendror zgjedhor ua dorëzoi certifikatat presidentit dhe nënpresidentit të zgjedhur të Bullgarisë.
Me rëndësi është të kemi qëndrim për këtë trup politik për të cilën edhe partitë do të kenë qëndrim të qartë për atë se çka duhet bërë që të përshpejtohet procesi i integrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, por duke pasur parasysh dhe respektuar interesin nacional bullgar, ka deklaruar Radevi. Si prioritete kryesore në punën e tij në mandatin e dytë ai ka theksuar forcimin e shtetësisë, më shumë drejtësi, ligjshmërinë, mbrojtje të interesave nacionale dhe krijimin e të gjitha kushteve të nevojshme dhe mbështetjes së institucioneve në punën e tyre me qëllim Bullgaria të zhvillohet si vend prosperues modern evropian.