Presidenti Ilir Meta sonte publikoi se e ka nënshkruar marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për kontrolle të përbashkëta në vendkalimet kufitare.
“Programi për bashkëpunim Maqedonia e Veriut – Shqipëria, qëllimi kryesor i së cilit është të kontribuojë në zhvillimin socio-ekonomik në zonat ndërkufitare, si edhe ta rrisë bashkëpunimin midis dy vendeve miqësore e vlerësoj si mbështetje reale për nevojat e dy vendeve”, thekson Meta në elaborim.
Marrëveshja të cilën më 25 nëntor e ratifikoi parlamenti shqiptar, siç tha atëherë ministri i Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi parasheh në të gjitha vendkalimet kufitare të kufirit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të ketë vetëm nga një sportel kontrollues. Besoj, shtoi se të gjithë e kanë të qartë se kjo marrëveshje ka për qëllim t’i “përforcojë lidhjet me fqinjin tonë” dhe besojmë se kjo u shërben “angazhimeve tona të përbashkëta për BE dhe nismën Ballkani i Hapur”.
Përgjatë kufirit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë funksionojnë vendkalimet kufitare Bllatë dhe Xhepçisht (i cili është me karakter lokal dhe tashmë funksionon kontrolli i përbashkët) dhe dy në Dibër, më pas Qafthana në Strugë, Stenjë në Resnjë dhe Shën Naumi në Ohër.