Qeveria në seancën e mbrëmshme të 121-të në mënyrë themelore dhe gjithëpërfshirëse i shqyrtoi masat dhe rekomandimet e propozuara të Komisionit për Sëmundje Infektive për intensifikim të vaksinimit KOVID-19 dhe për rritje të numrit të qytetarëve të vaksinuar në Maqedoninë e Veriut, informojnë nga Qeveria.
“Duke u nisur nga fakti i padiskutueshëm se vaksinimi masiv është përgjigjja më efikase për mbrojtje nga pasojat dhe për parandalim të përhapjes së pandemisë me KOVID-19, Qeveria vendosi të kërkojë nga Komisioni për Sëmundje Infektive analiza plotësuese dhe studime krahasuese për masat e propozuara, por edhe propozime për masa plotësuese për nxitje të vaksinimit masiv”, theksojnë nga Qeveria.
Në pritje të analizave plotësuese, Qeveria i obligoi ministritë kompetente dhe shërbimet inspektuese t’i angazhojnë të gjitha kapacitetet dhe t’i përforcojnë zbatimin dhe kontrollin e të gjitha masave aktive për mbrojtje nga KOVID-19, ndërsa veçanërisht në sistemin e kontrollit të certifikatave për vaksinim, PCR testet dhe vërtetimet për infektimin e kaluar me KOVID-19, me inspektim rigoroz të identitetit të personave të cilët i tregojnë këto dokumente për qasje në objektet ku kjo është e obligueshme.
“Për nxitje të vaksinimit masiv, Qeveria i detyroi të gjitha ministritë, ndërmarrjet publike, shoqatat aksionare dhe agjencitë në pronësi shtetërore, të zbatojnë skrining që të konfirmohet përqindja e të vaksinuarve në administratën shtetërore dhe publike, si dhe t’i konfirmojnë mundësitë për simulim për përfshirje më të madhe me vaksinimin, si dhe baza juridike për restriksione të të punësuarve në administratën publike”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.
Qeveria do t’i shqyrtojë dhe përdorë të gjitha mundësitë reale për simulime ekonomike, por edhe për restriksione në lidhje me bonuset financiare dhe lloj tjetër të kujdesit të cilat janë jashtë bazave, me qëllim që t’i motivojë qytetarët drejt masës së vetme dhe më efikase për mbrojtje të shëndetit dhe për shpëtim të jetës së tyre nga sëmundja e rrezikshme pandemike KOVID-19.