Ministria e Punëve të Jashtme formoi shtab të krizave në lidhje me aksidentin që ndodhi në Bullgari në të cilin humbën jetën së paku 45 persona.
“Duke e pasur parasysh aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmë në Republikën e Bullgarisë, në të cilin shumë shtetas tanë e humbën jetën e tyre, ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut informon se në Ministri tashmë funksionon shtabi i krizave në lidhje me fatkeqësinë”, citon MPJ.
Ministria gjithashtu informon se dy të punësuarit e saj janë dërguar për ndihmë në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Sofje me qëllim që të ndihmojnë rreth të gjitha procedurave lidhur me ngjarjen tragjike.
“Për këtë qëllim, Ministria e Punëve të Jashtme hap linjë speciale telefonike, në të cilën të gjithë personat e brengosur, familjarë dhe anëtarë të familjeve mund të drejtohen për këshillë plotësuese në numrin telefonik 075/ 273-732”, informojnë nga MPJ.