Kryeministri Zoran Zaev sonte në bisedën telefonike i ka uruar fitoren presidentit të Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën sot.
“Në bisedën telefonike që kisha me presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev i urova fitoren në zgjedhjet presidenciale dhe i dëshirova më të mirën për fqiun tonë dhe mbarë popullin bullgar. Jemi dakorduar se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të vazhdojnë përmes dialogut dhe mirëkuptimit të ndërsjellë të kërkojnë zgjidhje në emër të së ardhmes së përbashkët evropiane”, qëndron në profilin në Fejsbuk të kryeministrit Zoran Zaev.
Sipas numërimit paralel të 100 për qind të votave nga Gallup, presidenti aktual i Bullgarisë dhe kandidat për mandat të dytë Rumen Radev ka marrë gjithsej 66,4 për qind të votave. Kandidati i pavarur Anastas Gerxhikov ka marrë 31,9 për qind.