Kryeministri Zoran Zaev për TV Alsat vërtetoi se gjatë ditës ka pasur një komunikim me kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi dhe nga ai kërkoi të zgjedh ditën kur dëshiron të takohet për të biseduar rreth mundësisë që Alternativa të bëhet pjesë e shumicës parlamentare, gjegjësisht pjesë e Qeverisë.
Siç publikuan nga televizioni Alsat, kërkuan qëndrim edhe nga Gashi nëse do të përgjigjet në thirrjen e Zaevit, por për momentin nuk kishin përgjigje konkrete. Gashi, në emisionin “360 gradë” në TV Alsat të premten në pyetjen nëse mori ofertë nga LSDM-ja për të biseduar në lidhje me inkuadrimin në Qeveri, ai u përgjigj se nuk ka marrë kurrfarë oferte.
Është principiele, potencoi, ne të diskutojmë së pari me VMRO-në dhe Aleancës, të shikojmë konceptin e tyre për zhvillim të proceseve të mëtutjeshme, për atë si e shohin ata dhe si ne procesin për dalje nga kriza. Ai mes tjerash vlerësoi se tani nuk është mirë të kemi zgjedhje, duke e marrë parasysh gjendjen në të cilën jemi, por edhe atë që viteve të fundit vazhdimisht jemi në zgjedhje.