Komuna e Tearcës, fshati Nerashtë, Njësia Zgjedhore 2029/1, pasi që nuk kanë mund ta gjejnë në Pajisjen për Identifikim Biometrik të Votuesve (PIBV), një votues ka manifestuar pakënaqësi e cila ka kaluar në agresivitet.
Qytetari ka sulmuar anëtar të Bordit Zgjedhor dhe për pak nuk ka ardhur deri në kontakt fizik. Me intervenim të shpejtë dhe korrekt të anëtarëve të tjerë të bordit, situata është qetësuar dhe votuesi e ka realizuar të drejtën e votës me vendosjen e shenjës së gishtit drejtpërdrejt në listën zgjedhore.