Në Vendvotimin 0835, Koçan, Kopshti për Fëmijë “Pavlinka Veljanova”, votues, pasi që ka përfunduar me votimin para se ta vendos në kutinë e votimit, publikisht e tregoi fletëvotimin dhe ka treguar për cilën parti ka votuar dhe më pas e ka vendosur fletëvotimin në kuti. Ngjarja është evidentuar me ngjarje. Në oborrin e kopshtit të njëjtë, para 0834/1, 0835 dhe 0834 ka qenë person që ka evidentuar me listë personat ql vijnë në votim.
Parregullsitë zgjedhore siç janë presionet, ryshfeti,shfrytëzimi, keqpërdorimet, problemet me Listën Zgjedhore, shkelja e heshtjes zgjedhore, gjuha e urrejtjes, gjegjësisht gjithçka që qytetaret dhe qytetarët konsiderojnë që nuk është në pajtim me kuptimin e tyre për zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike, mund ta paraqesin në CIVIL.
Raportimet mund të paraqiten në ueb-faqen slobodniizbori.info ose në Raportim qytetar, në të cilën lehtë gjendet edhe baneri Stop për lajmet e rreme dhe gjuhën e urrejtjes në internet portalin civilmedia.mk.