Bllagica Dimitrovska nga INKLUZIVA në profilin e saj në Fejsbuk, publikoi se paravanet për votimin e personave me aftësi të kufizuara janë hedhur në tokë dhe nuk janë vendosur në vendvotimet në 1063 në ish Shkollën Ekonomike në Kumanovë.
“A respektohen në këtë mënyrë të drejtat zgjedhore të votuesve me aftësi të kufizuara? Vendvotimi 1063 në Kumanovë, paravanet janë hedhur në korridor”, shkruan Dimitrovska.
Ajo i ftoi qytetarët të paraqesin parregullsitë.