Ekipi monitorues i CIVIL-it njofton se kanë ardhur raporte nga vëzhgues në terren, si dhe nga disa qytetare dhe qytetarë për shkelje të heshtjes zgjedhore dhe për presione dhe kërcënime në Koçan.
Lider i një partie politike dhe deputet nga e njëjta parti bashkë me ekipin e një portali të internetit e shkelin heshtjen zgjedhore, kryejnë presion dhe u kërcënohen romëve në Koçan, thuhet në raportet në terren.
Lideri i partisë politike në një moment para stacionit politik në qytet me shqetësim i’u drejtua qytetarëve të nacionalitetit rom me fjalët: “Më shikoni mirë, ne përsëri do të shiheni, askush nuk ju frikësohet”, pasi që disa romë i kanë thënë se nuk mundet që me forcë t’i shtyjë të votojnë për të.
Megjithatë, deputeti dhe ekipi i portalit të internetit në veturë të njëjtë sot shkuan në lagjen e romëve në Koçan, ku i incizuan qytetarët para shtëpive të tyre. Shtabi i një partie politike është në fakt shtëpi e një nga personat që ishin të përfshirë në ngjarje, që kërkoi nga deputeti dhe gazetari të mos e incizojnë para shtëpisë së tij.
Redaktori i këtij portali në një kyçje të drejtpërdrejt u kërcënua se nga Ohri drejtpërdrejt shkon në Koçan për të kërkuar llogari nga romët.
“Ta shohim kush kë do të vrasë, ose ata ne ose ne ju. Me 15 persona shkoj të shoh kush janë ata. Nëse duhet edhe me forcë do të kërkojmë llogari. Nuk frikësohemi nga askush”, thotë redaktori i portalit.
Pasi që u lavdërua se me 15 njerëz të fuqishëm shkon në Koçan, pas gati një ore u paraqit video që bashkë me ekipin e internet portalit ishte edhe lideri i partisë politike dhe deputeti.
CIVIL-i apelon deri te të gjitha partitë politike të qetësohen dhe të mos shkelin heshtjen zgjedhore, të mos dërgojnë kërcënime dhe të mos kryejnë presione vetëm disa orë para votimit. CIVIL-i kërkon që organet kompetente të reagojnë dhe t’i mbrojnë dhe t’u mundësojnë qytetarëve që në mënyrë të lirshme ta shprehin të drejtën e tyre të votimit.
CIVIL Ekipi për komunikime