CIVILi në ditën e zgjedhjeve në rrethin e dytë zgjedhor, të dielën e 31 tetorit, njoftoi transmetimin e drejtpërdrejtë të programit, me pesë edicione të Raportit Zgjedhor gjatë ditës në ora 10, 12, 15, 17 dhe 19:01 (menjëherë pas mbylljes së Edicioni i orës 17 parashikon përfshirjen e disa prej vëzhguesve afatgjatë të zgjedhjeve nga terreni.
Në konferencën e parë për media të CIVIL-it, në ora 10 do të publikohet raporti nga monitorimi i heshtjes zgjedhore në vend.
Të gjitha konferencat për shtyp do të transmetohen drejtpërdrejt, në faqen e Facebook dhe në kanalin CIVIL-it në YouTube.
Nëse ka nevojë, ose me kërkesë të mediave, transmetime të jashtëzakonshme të drejtpërdrejta do të zhvillohen nga studio e shtypit e CIVILit.
CIVILi do të jetë prezent në terren me gati treqind vëzhgues mobil dhe gjatë gjithë ditës, duke filluar nga ora 6 e mëngjesit deri në mesnatë, do të hapen zyrat me 30 persona që punojnë në katër ekipe: koordinimi i monitorimit, pranimi dhe përpunimi i raporteve të vëzhguesve, analitika, dhe marrëdhëniet me publikun. Qendra për shtyp e CIVIL-it ndodhet në Qendrën e Biznesit “Paloma Bianca” dhe do të fillojë punën në ora 09:00, me përgatitjen e konferencës së parë për shtyp në ora 10:00.
Parregullsitë zgjedhore si presionet, ryshfeti, keqpërdorimet, problemet me Listën zgjedhore, shkelja e heshtjes zgjedhore, gjuha e urrejtjes, gjegjësisht çdo gjë që qytetarët mendojnë se nuk është në përputhje me kuptimin e tyre për zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike, mund t’i raportojnë në CIVIL.
Paraqitjet mund të dorëzohen në ueb-faqen slobodniizbori.info/zgjedhjetëlira.info ose në aplikacionin qytetar i cili gjendet lehtësisht duke klikuar në banerin Stop për lajme të rreme dhe gjuhë të urrejtjes në portalin e internetit civilmedia.mk.
Parregullsitë mund të raportohen edhe me e-mail ([email protected]), me mesazh në faqen e CIVIL-it në Facebook ose në dy linjat telefonike: 02/5209 176 (e diel, nga ora 07:00) dhe 070 699 580 ( Të shtunën, 30 tetor, nga ora 12:30).
Informacionet e dërguara në CIVIL duhet të jenë të sakta dhe të besueshme, me të gjitha të dhënat e nevojshme. Fotografitë dhe regjistrimet audio/video të marra në mënyrë të paligjshme, nuk pranohen.
Ekipi monitorues i CIVIL-it