Ministria e Shëndetësisë njofton se në periudhën nga 8 deri më 14 tetor, gjithsej 105 persona vdiqën me Covid-19, nga të cilët 75% ishin të pavaksinuar, dhe 26 persona ishin të vaksinuar me të dyja dozat, transmeton Portalb.mk.
Sipas të dhënave të ministrisë, vetëm një në 26 persona të moshës 80 vjeç nuk kishte sëmundje kronike.
“Dy pacientë ishin të vaksinuar me vaksinën Pfizer, tre me vaksinën Astra Zeneka, katër pacientët me Covid-19 që vdiqën kishin marrë vaksinën Sinovak dhe 17 pacientë morën vaksinën Sinofarm.” informuan nga Ministria e Shëndetësisë.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi moshën dhe sëmundjet kronike të pacientëve që vdiqën nga Covid-19:
8 tetor
Raportohet se kanë vdekur 16 pacientë me Covid-19, pesë prej të vdekurve janë vaksinuar:
- 84 vjet- sëmundje të zemrës
- 62 vjet- sëmundje të zemrës
- 78 vjet- sëmundje të zemrës
- 63 vjet- sëmundje të zemrës dhe diabet
- 73 vjet- sëmundje të zemrës dhe diabet
9 tetor
18 pacientë janë raportuar të vdekur, vetëm njëri prej të cilëve është vaksinuar. Pacienti ishte 80 vjeç dhe kishte dy sëmundje kronike, diabet dhe sëmundje të zemrës.
10 tetor
- 14 pacientë u raportuan të vdekur, 3 prej tyre të vaksinuar.
- 64 vjet- sëmundje kardiake dhe malinje
- 59 vjet- sëmundje të zemrës
- 68 vjet- sëmundje të zemrës dhe diabet
11 tetor
18 pacientë raportuan se vdiqën prej tyre 6 të vaksinuar:
- 72 vjet- sëmundjet të zemrës dhe mushkërive
- 69 vjet- sëmundje kardiake
- 81 vjet- sëmundje të zemrës dhe diabet
- 76 vjet- sëmundje kardiake
- 64 vjet- sëmundje të mushkërive
- 56 vjet- sëmundje kardiake
12 tetor
6 vdekje të raportuara, vetëm 1 pacient i vaksinuar në moshën 80 vjeçare pa asnjë sëmundje kronike.
13 tetor
- 20 të vdekur, 8 të vaksinuar:
- 61 vjet – sëmundje të zemrës dhe hipotiroidizmi
- 80 vjet- sëmundje të zemrës, sëmundje të mushkërive dhe diabet
- 77 vjet- sëmundje të zemrës, sëmundje të mushkërive dhe diabet
- 48 vjet- sëmundje të zemrës, sëmundje të mushkërive dhe diabet
- 72 vjet- sëmundje të zemrës, diabet dhe sëmundje të veshkëve
- 77- vjet sëmundje të zemrës dhe mushkërive
- 78- vjet sëmundje të zemrës, sëmundje të mushkërive dhe diabet
- 71- vjet sëmundje të zemrës
14 tetor
- 13 raportohen të vdekur, 4 të vaksinuar:
- 75 vjet- sëmundje kardiake
- 74 vjet sëmundje të zemrës dhe diabet
- 64 vjet sëmundje të zemrës dhe diabet
- 77 vjet- sëmundje neuromuskulare.
Qytetarët të cilët e kanë marrë dozën e parë dhe të dytë të vaksinave të prodhuesve kinezë “Sinofarm” apo “Sinovak” do të jenë në gjendje të marrin dozën e tretë të vaksinës tre muaj pas marrjes së dozës së dytë. Kjo erdhi në përfundim sot nga Komiteti i Imunizimit.Doza e tretë është nga prodhuesi “Pfizer / Biontek”. Në fillim të këtij muaji, Komiteti i Imunizimit zgjeroi rekomandimin dhe në vend të kategorive të caktuara të qytetarëve, për të cilët u rekomandua, edhe njerëzit e tjerë do të jenë në gjendje të marrin dozën e tretë përforcuese të vaksinës.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme janë aplikuar gjithsej 3.475 doza vaksine, nga të cilat 917 janë aplikuar si doza e parë, 2.509 janë rivaksinuar, ndërsa 49 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës. Deri më 18 tetor, gjithsej janë vaksinuar 799.762 qytetarë, 763.031 janë rivaksinuar, kurse dozën e tretë e kanë marrë 1.197 qytetar.