Ekonomia digjitale, aftësitë dhe njohuritë digjitale, infrastruktura digjitale dhe lidhshmëria dhe besueshmëria dhe siguria janë temat kryesore për të cilat do të flitet në Samitin digjital të Ballkanit Perëndimor, që prej sot deri më 13 tetor mbahet në Podgoricë, si pjesë e Procesit të Berlinit dhe Agjendës së tregut të përbashkët rajonal për Ballkanin Perëndimor.
Mbi 90 folës, në mesin e së cilëve përfaqësues të qeverive të rajonit, Komisionit Evropian, Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, bashkësisë së biznesit, ekspertë digjitalë dhe bartës të ndryshimeve të sektorit qytetarë do të flasin për transformimin digjital të rajonit dhe do të shkëmbejnë praktika të mira dhe arritje për zbatimin konkret të veglave digjitale për krijimin e një shoqërie më të mirë për të gjithë – nga shërbimet publike digjitale dhe qeverisë elektronike në dispozicion përmes smartfonëve të qytetarëve, digjitalizimit të shëndetësisë publike, infrastrukturës digjitale për mobilizim më të madh e deri tek certifikatat e sigurisë, identifikimit onlajn sigurisë kibernetike.
Nikoqir i sivjetmë i Samitit Digjital të Ballkanit Perëndimor është Qeveria e malit të Zi, e mbështetur nga Këshilli rajonal për bashkëpunim. Samiti i Parë Digjital i BP u mbajt në Shkup (2018), i dyti në Beograd (2018) dhe i fundit në Tiranë (2020). Samiti mbahet në formatin hibrid.
Në hapje në mënyrë virtuale do të mbajnë fjalim sekretare e përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme për Komunikim, rrjete, përmbajtje dhe teknologji në kuadër të KE, Roberto Viola, drejtori i përgjithshëm për Evropën i KSHZ-së, hans Kluge, sekretarja shtetërore në kuadër të Ministrisë federale për Çështje Ekonomike dhe Energji e Gjermanisë, Klaudia Dor-vos dhe ministrja e Administratës publike, shoqërisë digjitale dhe media e Malit të Zi, Tamara Sërzentiq.
Në ditën e dytë, është planifikuar një sesion special për të prezantuar zgjidhjet digjitale fituese nga Balkaton 2.0-një konkurs rajonal i organizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal për inovatorët e rinj, start-ap dhe sipërmarrësit e vegjël dhe të mesëm nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Ditën e fundit, është paraparë një takim i nivelit të lartë me përfaqësuesit e të gjashtë ekonomive të Ballkanit Perëndimor – Maqedonia e Veriut, Serbia, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina – me Komisionerin e BE -së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheji dhe Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu. Qëllimi i Samitit Digjital të Ballkanit Perëndimor 2021, siç u njoftua, është shkëmbimi i praktikave të mira nga rajoni, inkurajimi i zhvillimit dhe përmbushjes së agjendës digjitale, përcaktimi i drejtimeve të ardhshme dhe eksplorimi i partneriteteve të mundshme me sektorin privat në kontekstin e procesit të transformimit digjital.
Një nga përfitimet më të dukshme, si rezultat i Samiteve të mëparshme Digjitale në Ballkanin Perëndimor, është ulja e çmimeve të roamingut në rajon, që hyri në fuqi më 1 korrik të këtij viti. Hapi tjetër është ulja e çmimeve të roamingut midis Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian dhe interneti me shtrirje të gjerë për 95 për qind të amvisërive deri në vitin 2024.