Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas bisedës të sotme onlajn me kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama, gazetarëve në Kragujevc u paralajmëroi se në Forumin e ardhshëm ekonomik rajonal në Shkup më 28 dhe 29 korrik, do të nënshkruhen tre marrëveshje, se do të ndërrohet emri i iniciativës “mini Shengen” dhe se do të bëjnë “korsi të posaçme të shpejta” në vendalimet kufitare për kalim më të shpejtë të qytetarëve nga rajoni, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
“Unë shumë besoj në përparimin ekonomik të rajonit, të vendeve të tyre. Ne punuam në tre dokumente dhe besoj se në Shkup do t’i nënshkruajmë, ato janë dokumente të rëndësishme për tregtinë, leje punuese dhe përkrahjen e ndërsjellë në rast të zjarreve, përmbysjeve dhe katastrofave tjera, gjë që është në interes të popujve tanë”, tha Vuçiq.
Ai tha se në Forumin ekonomik do të takohet me kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërsië dhe ka shprehur bindje se “shumë do të bëhet për përparimin ekonomik të tërë rajonit dhe Serbisë”.
Presidenti serb shtoi se “aty ku do të arrijmë marrëveshje, do të bëjmë fast track (rrugë e shpejtë), do të bëjmë inspeksion fitosanitar 24/7 që të mund biznesmenët tanë të punojnë me shpejtë dhe të mund të realizojnë përfitim më të madh”.