Të akuzuarit për prodhimtari dhe shpërndarje të pornografisë së fëmijëve në lëndën “Dhoma publike”i cili është një grup me të njëjtin emër që u hap dhe u përdor nga disa anëtarë përmes rrjetit social Telegraf, me dëshirë kanë lejuar të bëhet e arritshme te anëtarët e grupit, përmbajtja me audio-video-material në të cilin janë treguar veprime gjinore me fëmijë.
Këtë sot në Gjykatën Penale në fjalët hyrëse e theksoi prokurori Vlladimir Milloshevski në seancën e parë gjyqësore për lëndën “Dhoma publike” në të cilin janë akuzuar D.K. 32 vjet dhe M.P. 22 vjet. I pari si themelues dhe administrator i grupit, ndërsa i akuzuari i dytë si administrator dhe moderator i grupit, të cilët, sipas prokurorit, janë obliguar të kujdesen për përmbajtjet tekstuale, vizuele dhe audiovizuele të ngjitura nga anëtarët e grupit.
“Dëshmitë e materialeve të cilat Prokuroria i mblodhi do të dëshmojnë se të akuzuarit në periudhën kritike ishin shfrytëzues të pajisjeve elektronike përmes të cilave mund të bëhet komunikimi në rrjetet sociale, dhe se në periudhën në vijim e kanë instaluar aplikacionin e përmendur në pajisjet dhe se në të njëjtën në mënyrë aktive kanë marrë pjesë në përbërje siç janë cituar në akuzë. Prokuroria do të dëshmojë se në atë periudhë në rrjetin social të përmendur nga ana e një anëtari të saj në grup është shpërndarë material i cili përmban akt gjinor me një fëmijë”, potencoi prokurori Milloshevski.
Shtoi se do të dëshmojë që aplikacionin e kanë pasur dy të akuzuarit në përmbajtjet e tyre kanë dhënë udhëzime si dhe nën cilat kushte të përdoret por edhe restriksionet të cilat aplikacioni i citon.
Avokatët e mbrojtjes para fillimit të seancës gjyqësore kërkuan anulim të gjykimit të sotëm me arsyetim se materiali i tërësishëm dëshmues nuk ka qenë i arritshëm, i cili, sipas tyre, është në bashkëngjitje të aktakuzës. Për herë të parë u është lejuar inspektim para dy ditësh, ndërsa fizikisht i kanë marrë dje dhe atë vetëm një pjesë të të njejtave.
Kryetarja e këshillit gjyqësor Biljana Kocevska vendosi që të jepen fjalët hyrëse të Prokurorisë, ndërsa për shkak të arsyeve të mbrojtjes, fjalët e tyre hyrëse do t’i japin në seancën e ardhshme gyqësore më 27 gusht.
Mbrojtësit në fund të gjykimit të sotëm kërkuan heqje të paraburgimit për të akuzuarit, me arrest shtëpiak ose paraqitje në gjykatë, për shumë arsye shëndetësore dhe familjare të cilat i përmendën, por gjykata e refuzoi kërkesën e tyre.