Kryeministri Zoran Zaev thotë se LSDM-ja pajtohet që data e zgjedhjeve lokale të bëhet edhe 17 tetori, siç kërkon opozita, nëse për këtë arrijnë marrëevshje të gjitha partitë. Propozimin, që zgjedhjet të mbahen më 31 tetor, siç tha, e ka dhënë vetëm për shkak të përputhjes së termineve për fushatë me terminin e mbajtjes së regjistrimit të popullatës.
“Për mua është shumë me rëndësi çka do të thotë opozita. Ajo duhet të jetë e kënaqur me datën e zgjedhjeve. Nëse mbahen më 17 tetor, përputhen me fushatën për regjistrimin, dhe kjo nuk është gjë e mirë, duhet ta shtyjmë regjistrimin deri nga fundi i shtatorit, pas çka mund të fillojë fushata, por, nëse opozita thotë data 17, dhe të gjitha partitë tjera pajtohen, pajtohemi edhe ne. Fundjavat e ardhshme janë 24 dhe 31, ato janë opsionet për tetor”, tha Zaev, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas promovimit të kompleksit Planet.
Ai thotë se me kërkesë të opozitës ka ndodhur edhe anulimi i zgjedhjeve nga shtatori për gjysmën e dytë të tetorit.
“Kur u takuam me Mickoskin, ata kërkuan anulim të zgjedhjeve prej shtatorit për tetor, arritëm marrëveshje për gjysmën e dytë të tetorit, e ato janë 17, 20 dhe 31 tetor. Unë i konsultova partitë në shtet, parimisht të gjitha u pajtuan dhe është arritur marrëveshje”, tha Zaev, duke shprehur bindje se nëpër biseda partitë do ta harmonizohen për datën e mbajtjes së zgedhjeve.
Kryeministri Zaev theksoi se mbajtja e zgjedhjeve pas 17 tetorit nuk është kundërkushtetuese dhe se anulime të tilla kanë ndodhur në zgjedhjet në vitin 2004, 2005 dhe 2017.
“Nuk është jokushtetuese, e këtë e konfirmon viti 2004, 2005 dhe në vitin 2017 anulimi prej pranverës në vjeshtë, me ndryshimin e Ligjit për zgjedhje, ku thuhet se kryetarët e komunave dhe këshillat i bëjnë funksionet deri në zgjedhjen e kryetarëve dhe këshillave të rinj. Dhe kjo tanimë u kontrollua dhe në të vërtetë u adresua edhe para Gjykatës kushtetuese në procedurë në të kaluarën dhe sa jam i njoftuar nga juristët e ekipit im, edhe e refuzuar, pasin Ligji thotë që Zgjedhjet të mbahen në vitin kur bëhen katër vite dhe për shkak është e lejuar plus minus 15 ditë, pesë muaj dhe teoretikisht 12 muaj”, tha Zaev.
Lidhur me furnizimin e pajisjes për shenja të gishtave për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, ai tha se është i informuar se ka një firmë e cila është paraqitur në thirrjen.
Zaev tha se për të është me rëndësi të zbatohet ky proces, para së gjithash, siç tha, për shkak se këtë e kërkon opozita, por edhe që ai të bëhet i suksesshëm, respektivisht ndërmarrja që do ta realizojë këtë të jetë e besueshme dhe të pranojë përgjegjësi, pasi do të disponojë me të dhëna biometrike të qytetarëve.