Kryeministri Zoran Zaev në mëngjes ka pasur mbledhje onlajn lidhur me përgatitjet për Forumin ekonomik për bashkëpunim rajonal, që e organizojnë me kolegun e tij shqiptar, Edi Rama dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
“Në mëngjes kam pasur mbledhje produktive kushtuar përgatitjeve për Forumin ekonomik për bashkëpunim rajonal, të cilin së bashku me presidentin serb Alaksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama e organizojmë në Shkup më 29 korrik, Lidhemi edhe më shumë që ta lehtësojmë dhe përmierësojmë jetën e të gjithë qytetarëve tanë. Ky është Ballkan i ri, evropian”, ka shkruar kryeministri Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.