Kryeministri Zoran Zaev, me rastin e festës së Kurban Bajramit, I dërgoi telegram urimi kryetarit të Bashkësisë fetare islame, Reis-ul-ulema haxhi Shaqirit, anëtarëve të Riasetit dhe të gjithë pjesëtarëve të besimit islam.
“Në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, Juve, anëtarëve të Riasetit të Bashkësisë fetare islame dhe të gjithë qytetarëve të cilët e festojnë festën, ua uroj festën e madhe myslimane, Kurban Bajramin. Këto ditë të shenjta le të jenë të mbushura me frymën e durimit, bujarisë, dhe le t’Ju udhëheqë dëshira për respect të ndërsjelltë, mirëkuptim dhe solidaritet. Në këtë festë të shpresës dhe besimit në mirësinë e njerëzve, ndani dhuratat e festës me familjet Tuaja, të afërmit, miqtë dhe fqinjët”, thuhet në urimin e kryeministrit Zaev.
Madhështia e festës së Kurban Bajramit, shtohet, na përkujton në thelbin e ekzistimit të njeriut, të më të çmuarës për të gjithë ne, të kujdesit për shëndetin dhe ruajtjen e jetës dhe kujdesit për më të afërmit. Festa le të jetë edhe nxitje, në periudhën që pason, të vaksinohemi masivisht, si mjet më efikas në luftën kundër pandemisë me Kovid-19 dhe kështu së bashku të të mbrohemi dhe t’I tejkalojmë pasojat e saj.
“Festa e sacrifices na I tregon vlerat të cilat janë universal, na dërgon porosi fisnike që bëjnë thirrje për respekt dhe kultivim të shoqërisë sonë për të gjithë, të shoqërisë në të cilën dallimet kulturore, etnike dhe fetare janë pasuri dhe vlerë e çmueshme unikate. Në frymën e traditës shekullore të bashkëjetesës dhe mirëkuptimit në vendin tonë, më lejoni t’Ju dëshiroj ditët festive t’I kaloni në shëndet të mirë dhe fuqi shpirtërore! Qoftë e uruar dhe me fat festa e Kurban Bajramit!”, ceket në urimin e kryeministrit Zaev me rastin e Kurban Bajramit.