Intensivisht vazhdojnë përgatitjet për regjistrimin në terren, që do të zbatohet në shtator të këtij viti, informon zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski në konferencën e sotme për shtyp.
“Regjistrimi në shtator do të zbatohet sipas standardeve më të larta statistikore”, theksoi Arsovski.
Ai shtoi se Qeveria është e bindur se të gjithë faktorët dhe qytetarët e kuptojnë rëndësinë nga ky operacion, veçanërisht që shteti ka ligj dhe metodologji moderne që garantojnë se numërimi i popullsisë do të jetë sipas standardeve më të larta.
Arsovski bëri të ditur se konkursi i regjistruesve dhe instruktorëve do të shpallet më 20 korrik, ndërsa do të zgjasë deri më 5 gusht. Aplikimi do të zhvillohet onlajn në ueb faqen për regjistrim. Procesi i testimit dhe zgjedhjes dhe shpallja e listave përfundimtare të kandidatëve të zgjedhur pritet të përfundojë deri më 15 gusht.