“A janë dallimet thesar ose mallkim” është pyetja e CIVILit të cilës iu përgjigj aktivisti Fari Hiseni.
“Dëshiroj të theksoj se shoqëria jonë, nëse dallohet për diçka për së miri, është ajo se është e pasur me diversitet, dhe është e pasur me shumë grupacione të ndryshme, me shumë diversitete. Sa respektohen këto diversitete, varet nga këndvështrimi. Sepse diverstitetet në vendin tonë në shumicën e rasteve edhe si pasuri pozitive, të cilat duhet të kultivohen dhe të nxjerrim mësim nga kulturat dhe bekgraundet e ndryshme.
Edhe ndarja mes kulturave dhe mes grupacioneve dhe komuniteteve në shoqëri, vjen nga mosnjohja e tyre mes vete, për arsye se në momentin e parë kur dy persona nga bekgraunde të ndryshme këmbejnë përvoja të elementeve kulturore që i posedojnë, pengesat dhe dallimet fillojnë të tejkalohen. Ndërsa, kur ne nuk kemi dëshirë ta njohim njëri tjetrin, krijojmë paragjykime për tjetrin dhe veprojmë në mënyrë diskriminuese ndaj tjerëve.”, porosit Hiseni.
D. Tahiri
Kamera: Atanas Petrovski
montazhi: Arian Mehmeti
Fotografia: Biljana Jordanovska