Përfshirja më e madhe e grave në sektorin bankar dhe në përgjithësi në të gjitha segmentet shoqërore, sjell përfitime të shumta ekonomike për të gjithë shoqërinë. Hulumtimet për bashkësinë e bankës qendrore udhëzojnë se pjesëmarrja më e madhe e grave në trupat për vendosje për politikën monetare nënkupton edhe nivel më të madh të qëndrueshmërisë së çmimeve.
Këtë e theksoi guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska- Bezhovska në intervistë për magazinën dokumentare “Rrëfimi”, kushtuar përfshirjes së grave në sektorin bankar. Në magazinën dokumentare ishte theksuar se Banka Popullore është shembull pozitiv për përfshirjen e grave, si nga aspekti i përfaqësimit të tyre në strukturën e përgjithshme dhe menaxhuese, ashtu edhe nga aspekti i përfaqësimit të tyre në strukturën e përgjithshme dhe menaxhuese, ashtu edhe nga aspekti i valorizimit të punës së tyre.
“Banka Qendrore është shembull i mirë për përfaqësimin gjinor. Pjesëmarrja e grave në numrin e përgjithshëm të të punësuarve është rreth 60 për qind, ndërsa në strukturat udhëheqëse është afër 70 për qind. Ky konstatim është relevant për të gjitha nivelet e udhëheqësisë – operuese, taktike dhe strategjike. Në kuadër të udhëheqësisë strategjike, nga tre zëvendësguvernatorët, dy janë gra. Do të potencoja se propozimin në Kuvend për zgjedhjen e tyre, të dorëzuar nga ana ime, nuk ishte sepse ato janë gra, por për shkak të asaj se i kanë pozicionet e nevojshme, kualifikimet adekuate që të mund t’iu përgjigjen pozicioneve të tilla shumë me përgjegjësi”, theksoi Angellovska – Bezhovska.
Megjithatë, shtoi, situata me përfaqësimin e grave në strukturat udhëheqëse në sektorin bankar te ne është e ndryshme.
“Pjesëmarrja e grave në bordet drejtuese dhe mbikëqyrëse në bankat e vendit tonë është rreth 30 për qind, ndërsa ka edhe disa banka ku gratë aspak nuk janë të përfaqësuara në bordet drejtuese, gjegjësisht mbikëqyrëse”, tha Angellovska Bezhovska. Situata në suaza ndërkombëtare, theksoi, nuk është më ndryshe, gjegjësisht sipas indeksit të përfaqësimit gjinor të OMFIF, gratë marrin pjesë me 23 për qind në bordet drejtuese dhe me 30 për qind në bordet mbikëqyrëse në sektorin bankar, mesatarisht.
Guvernatorja theksoi se me rëndësi të veçantë është edhe qasja e grave në financa. Të dhënat, siç tha, tregojnë se 80 për qind e burrave te ne kanë llogari bankare, përderisa te gratë përqindja është më e vogël – rreth 70 për qind. Sa i përket qasjes në kredi, 45 për qind e shfrytëzuesve të përgjithshëm janë gra, ndërsa 55 për qind janë burra, përderisa nëse shihet sipas vlerës së kredive, vetëm 38 nga kreditë e popullatës i shfrytëzojnë gratë.