Në Bullgari kanë përfunduar zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Pala maqedonase pret formimin e një parlamenti funksional dhe qeverie politike për të vazhduar bisedimet për heqjen e vetos për fillimin e negociatave me BE-në, ndërsa presidenti bullgar tha dje se rezultati i zgjedhjeve nuk do të ndryshojë qëndrimin e Bullgarisë dhe se udhëheqja në Maqedoninë e Veriut duhet vetëm ta heq bllokimin.
“Politika e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut nuk varet nga ajo se cila qeveri është në pushtet dhe si do të jetë Parlamenti, por nga zhvillimi i dialogut të hapur konstruktiv mes Shkupit dhe Sofjes dhe ai duhet të zhvillohet mes dy kryeqyteteve. Jo në Bruksel apo Paris dhe varet nga kriteret që do t’i përmbush Shkupi për anëtarësim në BE”, ka thënë Radevi duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse qeveria e re do ta ndryshojë politikën e saj ndaj Shkupit.
Na nevojiten rezultate të vërteta, të qëndrueshme për anëtarësim në BE për ndryshim të librave, përmendoreve me mbishkrimet e tyre, muzetë, mediat publike, për çrrënjosjen e gjuhës së urrejtjes- kur do të bie kufiri, të rinjtë tanë nuk duhet të urrehen”, tha Radev.
Kryeministri Zoran Zaev të shtunën para zgjedhjeve në Bullgari tha se pret një parlament funksional dhe një qeveri politike në Sofje për marrjen e dritës jeshile, përkatësisht zhbllokimin e Maqedonisë së Veriut në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian.
“Personalisht, mendoj se i kam adresuar të gjitha gjërat e rëndësishme në bisedimet bilaterale më 17 qershor gjatë vizitës time në Bullgari. Mbetet të zgjedhjet parlamenti bullgar dhe qeveria në mënyrë që të shpresojmë që të merret një vendim. Unë pres që vendimi të merret në dhjetor të këtij viti, por natyrisht që proceset të jenë të suksesshme në mënyrë që të gëzohemi me një vendim pozitiv”, deklaroi Zaev.
Nga ana tjetër, për opozitën VMRO-DPMNE, ajo që është më e rëndësishme se ngjarjet në Bullgari është votimi i Projekt-rezolutës që ata s parti ia kanë dorëzuar Parlamentit.
Sipas zëdhënësit të VMRO-DPMNE, Dimçe Arsovski, rezoluta do të vendosë postulatet e duhura për veprimin e mëtejshëm të vendit.
Opozita gjithashtu shprehu pakënaqësi me deklaratën e kryeministrit Zaev se rezoluta duhet të rregullohet. Ata thonë se nuk shohin asnjë arsye pse Zaev tani po kërkon harmonizimin dhe ndryshimet kur LSDM pranoi publikisht këtë dokument në një konferencë për shtyp.
Projekt-rezoluta u paraqit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, por, sipas ueb-faqes të shtëpisë ligjvënëse, për sot nuk është caktuar asnjë seancë plenare.