Rregullat dhe parakushtet për udhëtim në Greqi, që përfshijnë dokument lidhur me Kovid-19, dhe LPF formular të plotësuar, ndërsa mes tjerash, vlejnë edhe për Maqedoninë e Veriut, mbesin të pandryshuara dhe vazhdohen edhe për një javë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Vendimi i ri ministror “Parakushte për hyrje në vend të kufizohet përhapja e Kovid-19”, tani është publikuar në gazetën zyrtare të Greqisë, filloi në orën 06:00 të mëngjesit, ndërsa vlen deri më 15 korrik të vitit 2021 edhe për udhëtim te fqiu jugor parashikon dokument të obligueshëm lidhur me Kovid-19, gjegjësisht edhe certifikatë të vaksinimit, 14 ditë pas marrjes së dozës së dytë, ose rezultat negativ nga PCR testi i bërë 72 orë para udhëtimit ose test të shpejtë rapid deri në 48 orë para mbërritjes në Greqi ose vërtetim për kalimin e koronavirusit, si dhe PLF formular të plotësuar.
Nga Maqedonia e Veriut në Greqi mund të udhëtohet përmes Evzonit (Bogorodicë), përmes Nikit (Mexhitlija) dhe Dojranit, që punojnë 24 orë, njejtë sikur edhe kalimet tjera kufitare tokësore ndaj Shqipërisë, Turqisë dhe Bullgarisë, me përjashtim të Merzanit ndaj Shqipërisë, që është me orar pune nga ora 08:00 deri në 20:00 sipas kohës lokale.
Vendi ynë edhe më tutje është në listën e shteteve për të cilat vlen përjashtimi nga ndalesa për hyrje në Greqi të shtetasve nga vendet e treta, ndërsa përveç Maqedonisë së Veriut, i lejuar është udhëtimi edhe për shtetasit e Azerbejxhanit, Australisë, Shqipërisë, Bosnja e Hercegovinës, Armenisë, Emiratet e Bashkuara Arabe, SHBA-ja, Britania e Madhe, Japonia, Jordani, Izraeli, Kanadaja, Bjellorusia, Libani, Mali i Zi, Moldavia, Bahreini, Brunei, Zelanda e Re, Koreja Jugore, Katari, Kina, Kosova, Kuvajti, Ukraina, Ruanda, Rusia, Arabia Saudite, Serbia, Singapori dhe Tajlanda.
Sipas vendimit ministror, “të gjithë vizitorët”, pavarësisht shtetësisë dhe mënyrës për hyrje në vend” kanë dy opsione dhe një mundësi alternative, në lidhje me dokumentet që duhet t’i dorëzojnë dhe janë të lidhura me Kovid-19, ndërsa MIA detajisht i transmeton të gjitha parakushtet për udhëtim në Greqi.
Opsioni i parë është tërësisht të kenë përfunduar vaksinimin 14 ditë para udhëtimit dhe të dorëzojnë certifikatë për vaksinim në gjuhën greke, angleze, franceze, gjermane, italiane, spanjolle ose ruse, të lëshuar nga ndonjë institucion publik dhe t’i përmbajë të dhënat: emri dhe mbiemri, siç janë në pasaportë, lloji i vaksinës dhe numri i dozave, së bashku me datat kur janë marrë.
Mundësia e dytë është me test negativ. Ose PCR të bërë në 72 orët e fundit para udhëtimit ose test të shpejtë antigjen të bërë 48 orë më parë. Edhe për të dy opsionet, testimi duhet të jetë i miratuar nga shteti në laboratori private ose shtetërore, ndërsa vërtetimi të jetë në gjuhën greke, angleze, franceze, gjermane, italiane, spanjolle ose ruse, ndërsa gjithashtu njejtë edhe për certifikatën, duhet t’i përmbajë emrin dhe mbiemrin e personit i cili udhëton, ashtu siç janë shënuar në pasaportë.
Përndryshe, vizitorët e Greqisë, mund të dorëzojnë vërtetim për sëmundjen e kaluar me testime laboratorike me PCR ose test të shpejtë antigjen. Certifikata jepet 30 ditë pas testit të parë pozitiv dhe vlera e tij është deri në 180 ditë pas rezultatit pozitiv.
Dokumenti duhet të jetë nga ndonjë institucion publik ose nga laboratorët e aprovuar nga shteti i origjinës, t’i përmbajë të dhënat e pasaportës dhe sërish, mund të jetë në disa gjuhë, gjegjësisht angleze, franceze, gjermane, italiane, spanjolle ose ruse.
Kovid certifikata digjitale evropiane është edhe një mundësi alternative për hyrje në Greqi.
Obligimet konkrete për udhëtim vlejnë për personat e moshës 12 vjeçare.
Plotësisht, për udhëtim, i obligueshëm është edhe formulari elektronik PLF (Passenger Locator Form) i cili duhet të plotësohet përmes faqes së internetit https://travel.gov.gr para mbërritjes, pas së cilës merret vërtetim me QR kod dhe llogaritet si dokument i domosdoshëm për hyrje në Greqi.
Të gjithë vizitorët në Greqi, pavarësisht vendit të preardhjes, mund të nënshtrohen në testime, ndërsa selektimi bëhet sipas algoritmit shëndetësor dhe me ndihmën e kodit nga formulari PLF.
Përderisa testohen, do të duhet t’i presin rezultatet.
Nëse rezultati është pozitiv, është parashikuar karantinë dhjetëditëshe, ndërsa nëse bëhet fjalë për persona të cilët 14 ditë më parë e kanë përfunduar vaksinimin, atëherë izolimi i obligueshëm është shtatë ditë, ndërsa në ditën e fundit të karantinës, duhet të bëhet PCR test.
Për shkelje të masave dhe obligimeve ligjore, janë parashikuar dënime në para prej 500 euro.
Në vendimin, siç transmeton MIA, është potencuar se turistët, gjatë qëndrimit të tyre në Greqi, duhet t’i respektojnë masat që vlejnë edhe për grekët.
Vendimi i parë ministror “Parakushte për hyrje në vend që të kufizohet përhapja e Kovid-19”, ishte publikuar më 14 maj të këtij viti, kur pas pushimit prej 14 muajve u hap vendkalimi kufitar Evzoni (Bogorodicë) dhe ishte lejuar hyrja në Greqi për shtetasit e Maqedonisë, ndërsa prej atëherë vazhdohet çdo javë.