Rezoluta për rrugën eurointegruese të shtetit dhe linjat e kuqe lidhur me çështjet kombëtare, VMRO-DPMNE do ta dorëzojë në Kuvend më vonë nesër. Nga partia opozitare presin kjo të pranohet nga ana e të gjitha grupeve parlamentare në Kuvend. Për dokumentin mbështetje dhanë deputetët nga blloku maqedonas, BDI kërkon harmonizim shtesë, derisa Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa qëndrimin e saj e paralajmëruan për sot. Pasi do të hyjë në procedurë kuvendore, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi duhet ta vendosë në seancë plenare.
“Tregojmë për moslejimin dhe mospranimin e përvetësimit ekskluziv të historisë, identitetit, traditave dhe çfarëdo forme të hegjemonizmit, pa marrë parasysh se prej nga vjen”, deklaroi Mucunski.
Vlerësojmë, tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, se kjo rezolute duhet të pranohet me konsensus të të gjithë deputetëve sepse ai është një borxh ndaj qytetarëve.
Për Rezolutën dje duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve foli edhe zëdhënësi i Qeverisë Dushko Arsovski dhe tha se i takon Kuvendit të propozojë, të debatojë dhe të marrë vendim për rezoluta dhe dokumente dhe nisma të ngjashme.
Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në lidhje me rezolutën e propozuar të partisë opozitare VMRO-DPMNE mbi rrugën e integrimeve evropiane të vendit, deklaroi sot se partia e tij BDI është e mendimit se ky proces duhet të fillojë nga zero, që partitë politike të ulen në mënyrë konsensuale, dhe jo të imponohen nga një parti.
“Kam frikë se me një rezolutë të tillë ne mund të kalojmë nga pozicioni shtetëror në pozicion etnik”, tha Osmani.
Pavarësisht presioneve nga opozita, theksoi Osmani, ne nuk kemi hyrë në dialog negativ me Bullgarinë dhe para syve të botës kemi marrë njohjen se kemi të drejtë.
Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, megjithatë, u përgjigj se pret që BDI të qëndrojë pas interesit të bashkëqytetarëve të vet dhe ta mbështesë rezolutën e VMRO-DPMNE-së për linjat e kuqe në negociatat me Bullgarinë.
Në pyetjen nëse pret zhvendosje në bisedimet me Bullgarinë, ai thotë se së pari do të presë të shohë si do të përfundojnë zgjedhjet atje, të caktuara për më 11 korrik.
Edhe krahas kësaj së LSDM doli me qëndrim se do ta mbështesë Rezolutën, deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk kanë pasur takim me kolegët e tyre të kësaj partie.
Qëndrimi, megjithatë, i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës do të bëhet i ditur sot.
“Ne si opozitë shqiptare, përkatësisht koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, sigurisht që do të kemi një qëndrim për këtë çështje, sepse jemi një faktor politik shumë i rëndësishëm në vend, por e dini që kryetari ynë Zijadin Sela ishte në një udhëtim në Amerikë dhe u kthye dy ditë më parë”, tha Duraku në një konferencë për shtyp në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve.
Ai shtoi se qëndrimi do të shpallet zyrtarisht nesër nga përfaqësuesit e tyre.