Goran Rizaov nga Fondacioni Metaforfosis, Koço Andonovski, LGBTI qendra pranë Komitetit të Helsinkit, Pavle Bogoevski nga Instituti Progres, Millan Spirovski nga SHGM, Marina Shkraballo dhe Ivan Bllazheviq nga Solidarna, Republika e Kroacisë, janë pjesëmarrësit e paralajmëruar në panelin e sotëm të CIVILit “Propaganda e zezë kundër shoqërisë qytetare”, që do të mbahet në hetelin Park Residence&Spa, me fillim në ora 12.
Kush dhe si organizon fushata të zeza kundër organizatave joqeveritare? Cilat janë motivet, e cilat janë pasojat nga sulmet kundër organizatave joqeveritare? Këto janë pyetjet kryesore për të cilat do të diskutohet në ngjarjen publike të CIVILit.
Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt në Fejsbuk faqen dhe në video kanalin e CIVILit, ndërsa do të mbahet pa publik. Redaksitë janë të mirëseardhura në ngjarje, ose ta marrin video vegëzën nga transmetimi drejtpërdrejt.
CIVIL