Ministri teknik bullgar i Punëve të Jashtme Svetlan Stoev sot deklaroi se procesi i aderimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE nuk është vetëm dëshirë e BE-së, por duhet të ketë aktivitete të dëshmuara nga ana e Shkupit për t’i bindni jo vetëm partnerët evropianë, por edhe vendin anëtar Bullgarinë se ata kanë dëshirë për zgjidhje dypalëshe të problemeve që ekzistojnë dhe e parandalojnë Sofjen për të dhënë dritë jeshile për fillimin e procesit të negociatave.
Deklarata e tij ishte përgjigje e pyetjes së gazetarëve.
“Pala bullgare punon në dy linja – dialogu dypalësh dhe sigurimi i garancive brenda negociatave nga vendet anëtare të BE që marrëveshjet e nënshkruara nga RMV-ja, përfshirë edhe me Bullgarinë, do të zbatohen në të ardhmen”, deklaroi Stoev.
Ai shtoi se “rruga e shkurtër është rruga dypalëshe dhe rruga e gjatë – kur duhet të kaloni nëpër të gjitha vendet anëtare për të arritur marrëveshje për përfshirjen e elementeve në kornizën për negociatave që e kënaqin Bullgarinë”.
“Kemi treguar shumë qartë se cilat kushte duhet të plotësohen dhe kur shohim përmbushjen e këtyre kushteve, mjedisi për dialog të mëtejshëm do të jetë krejtësisht i ndryshëm.
Për fat të keq, ajo që shohim, gjuha e urrejtjes e promovuar nga disa forca politike dhe lëvizjet rinore, nuk flet në këtë drejtim … Unë do të doja të shihja një rezultat gjatë presidencës sllovene”, deklaroi Stoev.
Ai shtoi se pret që Shkupi të ndërmarrë veprime në lidhje me zbatimin e klauzolave të nënshkruara në vitin 2017.
“Për disa prej tyre, katër vjet nuk mund të kuptojmë pse nuk zbatohen … Dhe kjo e ngrit pyetjen se sa të sinqertë janë fqinjët tanë në lidhje me përmbushjen e detyrimeve të tyre ndaj Bullgarisë.