Integrimi evropian nuk duhet të mbetet peng i çështjeve dypalëshe. Negociatat me BE nuk duhet të kthehen në negociata me Bullgarinë. “Përparimi ynë në integrimin në BE duhet të varet kryesisht nga reformat e brendshme në lidhje me kapitujt, legjislacionin e BE dhe arritjen e standardeve evropiane”, shkroi Kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook.
– Udhëheqësit evropianë duhet ta marrin seriozisht faktin se zhgënjimet e pafundme dhe të përsëritura në mënyrë të pashmangshme u hapin derën atyre dhe inkurajojnë euroskeptikët. Kjo është arsyeja pse BE duhet të gjejë një formulë se si ta mbajë fjalën e saj dhe të vazhdojë zgjerimin e Ballkanit Perëndimor, thuhet në njoftim.
Ne kemi treguar, thekson Kryeministri, guximin dhe vullnetin e sinqertë për të zgjidhur marrëdhëniet dypalëshe përmes respektit të ndërsjellë dhe mbrojtjes së dinjitetit kombëtar.
Çështjet bilaterale nuk duhet të përfshihen në negociata ose në kornizë. Është një precedent i rrezikshëm dhe është një pozicion i ndarë nga të gjitha vendet e tjera anëtare të BE-së. Identiteti kombëtar maqedonas është thjesht e pamundur të jetë subjekt i negociatave. Askush dhe me asnjë akt nuk duhet të vë në dyshim dinjitetin njerëzor, barazinë dhe solidaritetin, shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut, thuhet në njoftimin e Kryeministrit Zoran Zaev.