– Avokati i Popullit shpreh shqetësim në lidhje me rindërprerjen e nxjerrjes së dokumenteve personale (letërnjoftime, pasaporta, patentë shoferi, etj.) nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe beson se një veprim i tillë do të ndikojë seriozisht në ushtrimin e shumë të drejtave të tjera të qytetarëve. Avokati i Popullit me iniciativën e tij do t’i hetojë lëshimet e mundshme në punën e shërbimeve kompetente në MPB, e cila do të ishte arsyeja e ndërprerjeve në nxjerrjen e dokumenteve për qytetarët.
Duke e marrë parasysh që vitin e kaluar për shkak të pandemisë dhe masave kufizuese, një numër i madh i qytetarëve nuk i rinovuan dokumentet e tyre personale, ndërsa disa nuk mund t’i vazhdonin ato për shkak të kufijve të mbyllur, Avokati i Popullit beson se Ministria kompetente duhet të kishte parashikuar një situatë të tillë dhe ta përshtatë punën.
“Ndryshimi i sistemit ose azhurnimi i tij në një periudhë kur pritet që të ketë një fluks të shtuar të kërkesave për nxjerrjen e dokumenteve është i papërshtatshëm dhe është shkelje e të drejtave të qytetarëve, për shkak të së cilës Avokati i Popullit me iniciativën e tij do t’i hetojë lëshimet e mundshme në punën e shërbimeve kompetente në Ministrinë e Punëve të Brendshme, e cila do të ishte arsyeja e ndërprerjeve në nxerrjen e dokumenteve për qytetarët. Në të njëjtën kohë, Avokati i Popullit kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme të hetojë pse qytetarët janë sjellë në një situatë të tillë dhe të përcaktojë përgjegjësinë për heqjen e mundshme të shërbimeve, theksohet në kumtesën e Avokatit të Popullit.