Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë Veriore, i cili me rastin e Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut u bashkua me fushatën globale për promovimin e dhurimit të gjakut nën moton “Dhuroni gjak dhe kontribuoni që bota të ecë përpara”, sot së bashku me Institutin e Mjekësisë e Transfuzionit do t’u japë pllaka Ministrive të Shëndetësisë, Brendshme dhe Mbrojtjes në shenjë mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm.
Siç është njoftuar, pllakat do të ngrihen nga Ministrat Venko Filipce, Oliver Spasovski dhe Radmila Sekerinska Jankovska dhe do të dorëzohen nga Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të RSM, Sait Saiti.
– Aksesi në gjak të sigurt për të gjithë ata që kanë nevojë mbetet imperativi më i lartë i vendeve në botë, përfshirë ne. Gjatë pandemisë KOVID-19, përkundër lëvizjes së kufizuar dhe sfidave të tjera që paraqiste, dhuruesit e gjakut vazhduan të dhuronin gjak dhe plazmë për pacientët që kishin nevojë për transfuzione. Kjo përpjekje e jashtëzakonshme gjatë një pandemie nënvizon rolin kryesor të dhuruesve të mirëorganizuar, të përkushtuar, vullnetarë dhe të papaguar në procesin e furnizimit me gjak në vazhdim dhe emergjent, thuhet nga Kryqi i Kuq.