Kryeministri Zoran Zaev, i cili sot po merr pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Vjenë, falënderoi kancelarin austriak Sebastian Kurz për iniciativën dhe organizimin, duke thënë se ndërsa ekziston një udhëheqje e tillë kushtuar integrimit evropian , perspektiva do të jetë gjithnjë fituese ndaj euroskepticizmit.
“Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz, i cili sot në Vjenë demonstron përsëri përgjegjësi dhe udhëheqje reale ndaj Ballkanit Perëndimor dhe Evropës. Për sa kohë që ka udhëheqje të tilla të angazhuara për integrim, ideja evropiane nuk do të jetë në gjendje të rrezikohet seriozisht, dhe perspektiva evropiane do të jetë gjithmonë një fituese e euroskepticizmit”, shkruajti Kryeministri Zaev në profilin e tij në Facebook.
Diskutimi i sotëm në panel, theksoi Kryeministri, tregon edhe një herë se e ardhmja e Evropës është me Ballkanin Perëndimor dhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është me Evropën.
Zaev, i shoqëruar nga Zëvendës Kryeministri i ngarkuar me Çështjet Evropiane Nikola Dimitrov, do të ketë një takim dypalësh me Kancelarin austriak Kurz, i cili është iniciatori dhe homologu i Samitit.