Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) konsideron se nuk ka konflikt interesi në zgjedhjen e anëtarit të jurisë Mitko Sandev, për të cilin VMRO-DPMNE-ja pretendon se është anëtar i partisë së pensionistëve, e cila është partneri i koalicionit të LSDM-së.
Në shpjegim, KSHPK-ja shprehet se përkatësia politike nuk mund të jetë kriter për shkarkimin e porotitë nga detyra. Komisioni u bëri apel të gjitha partive politike që të mos i keqpërdorin ose manipulojnë ato para zgjedhjeve lokale.
VMRO-DPMNE-ja gjithashtu kërkoi që të përcaktohet nëse i njëjti gjykatës si anëtar i një partie politike, Partia e Pensionistëve, pra partia që është partner koalicioni i partisë në pushtet LSDM-së, ka konflikt interesi në punën e tij.
Mitko Sandev është gjykatës porotë në rastin e ish PSP-së lidhur me këtë parti politike.