Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në profilin e tij në Fejsbuk shkroi se ka mbërritur donacioni prej 20.000 dozave të vaksinave “Astra Zeneka” nga Greqia.
“Sot nga miqtë tanë nga Qeveria e Republikës së Greqisë e morëm donacionin prej 20.000 dozave të vaksinave Astra Zeneka. Kjo mbështetje nga Qeveria greke, ambasadori i Republikës së Greqisë, Rusos Kunduros dhe populli grek janë me rëndësi shumë të madhe për ne, për çka i falënderoj. Gjatë pranim-dorëzimit na përshëndeti edhe kryeministri Zoran Zaev, i cili në atë moment u kthye nga Brukseli”, theksoi Filipçe.
Solidariteti ndërmjet vendeve mike në kohë të pandemisë kovid, theksoi Filipçe, tregon se sa është e rëndësishme që të gjithë të jemi të bashkuar në procesin e imunizimit, sepse kjo është mënyra e vetme që të veçojmë fitore kundër virusit Kovid-19.
Kryeministri grek Kirjakos Micotakis, në fund të majit, nga Brukseli paralajmëroi se po shqyrtohet mundësia për ndihmë direkte bilaterale për vendet fqinje, ndërsa disa ditë më vonë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe zbuloi se Maqedonia e Veriut pret 70.000 doza vaksinash, nga të cilat 50.000 nga Bullgaria dhe 20.000 nga Greqia. Në fillim të këtij muaji, Peloni, duke iu përgjigjur pyetjes së korrespondentes së MIA-s në Athinë, konfirmoi se Greqia, në koordinim me Komisionin Evropian, do të dërgojnë nga 20.000 doza vaksina për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Vaksinat nga Athina, për Tiranë janë dërguar dje.