Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Penale në Shkup mori vendim me të cilin zgjatet për 30 ditë masa e paraburgimit për personin Jordan Kamçev për shkak të ekzistimit të rrethanave të nenit 165 paragrafi 1 pika 1 të Ligjit për procedurë penale (LPP).
“Për shkak të interesimit të mediave që ndjekin punën e gjykatës, e informojmë publikun se Këshilli Penal i Departamentit për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup, miratoi një vendim që zgjat paraburgimin e personit J.K. për 30 ditë, për shkak të rrethanave të nenit 165 paragrafi 1 pika 1 të LPP”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore Penale Shkup.
Nga Gjykata informojnë se kjo është një çështje e njohur në opinion si “Parcelat në Vodno”, për të cilën është ngritur aktakuzë dhe është në fazën e vlerësimit të aktpadisë.