Në Tiranë po mbahet Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor me të cilin kryesojnë kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama dhe eurokomiasari për zgjerim, Oliver Varheji.
“Falënderim i madh për të gjithë që e pranuan ftesën për një kohë aq të shkurtë, jam i lumtur dhe e përshëndes secilin prej jush. Pjesëmarrja juaj në këtë Samit të gjashtë të Ballkanit Perëndimor në Tiranë është shenjë e qartë për gatishmërinë tonë të ndërmarrim autorizim rajonal për zbatimin e planit të BE-së, planin ekonomik dhe investues dhe tregun e përbashkët rajonal”, tha Rama në hapje.
Posaçërisht e falënderoj Varhejin, i cili sipas shefit të qeverisë shqiptare, e filloi dhe promovoi planin e madh ekonomik dhe investues në tregun e përbashkët rajonal.
“Unë i jam shumë mirënjohës komisarit të BE-së, Varheji i cili e filloi dhe promovoi këtë plan të madh, si instrument kyç që do të na ndihmojë ekonomikisht të rikuperohemi në periudhën pas kovidit, të punojmë në stabilitetin socio-ekonomik, të shkojmë drejt rritjes së qëndrueshme”, theksoi ai.
Më pas u tha mediave për mirëkuptim dhe kërkoi t’i lënë të vazhdojnë me punë.
Në Samit marrin pjesë presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, si dhe kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Kosovës, Albin Kurti, Serbisë, Ana Bërnabiq, Bosnjë e Hercegovinës, Zoran Tegetlija.
Me liderët nga Ballkani Perëndimor janë edhe sekretarja e përgjithshme e Këshillit për bashkëpunim rajonal, Majlinda Bregu, drejtori I sekretariatit të CEFTA-s, Emir Gjikiq, si dhe Ljuba Siljanoska, zëvendësdrejtoreshë e Sekretariatit të përhershëm të Komunitetit transportues të EJL-së (Shqipëri, Bullgari, BeH, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Serbi dhe Mali i Zi).
Para fillimit të Samitit Rama pati takime të ndara me eurokomisarin Varhejin, kryeministrat Bërnabiqin dhe Tegetlija.
Pas pjesës zyrtare, Rama dhe Varheji do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp ndërsa pas drekës së punës do të nënshkruhet deklaratë e përbashkët për vazhdim të axhendës evropiane.