Mesazhi i stabilitetit financiar dhe i likuiditetit të vendit është një mesazh, llogarisni qeverinë tuaj, vendin tuaj. Jemi këtu për të ndihmuar dhe kemi parë që kur ndihmojmë, gjithçka kthehet përsëri në buxhet. Dërgoj mesazh bashkëpunimi me Organizatën e punëdhënësve të Maqedonisë (OPM), me të gjitha kompanitë në vendin tonë dhe gjithmonë përmes dialogut për të gjetur zgjidhje. Këtë sot e tha kryeministri Zoran Zaev në kuadër të Asamblesë solemne të OPM-së.
Kryeministri Zaev përkujtoi se kemi pasur një vit shumë të vështirë për të botën dhe për qytetarët tanë dhe ekonominë tonë dhe shtoi se tani mund të themi se jemi një nga vendet pozitive që kemi ditur të ndërhyjmë, për të ndihmuar me qëllimin përfundimtar, për të mbijetuar bizneset dhe punëtorët t’i ruajnë vendet e tyre të punës dhe të marrin pagë.
Zaev tha se pagat e qëndrueshme, rritja e vendeve të punës dhe ulja e papunësisë në vend është e mundur vetëm përmes sektorit privat. Nëse kompanitë rriten dhe janë më konkurruese dhe produktive, atëherë përfitimi u vjen menjëherë punëtorëve dhe shtetit. Sipas tij, gjërat e rëndësishme që duhet të bëjmë janë rirregullimi dhe ndjekja e agjendës së gjelbër.
Në fokus, siç tha, është edhe lufta kundër ekonomisë gri sepse e shkatërron konkurrencën lojale në treg. Ai iu referua efiçencës së energjisë, kursimit të energjisë, dixhitalizimit dhe tha se ne si vend duhet të rrisim prodhimin, të rrisim eksportet dhe të rrisim konkurrencën e përgjithshme. Ai kujtoi mjetet e zhvilluara nga shteti për të ndihmuar kompanitë vendase, kushtet dhe përfitimet e investimit në vend dhe të lirimeve tatimore.
Paralajmëroi se në periudhën e ardhshme, përveç tërheqjes së investimeve të huaja, por do të ketë kapacitet vendos të prodhimit dhe të subjekteve vendore.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska përkujtoi në reformat e zbatuara në dikasterin e saj, dialogun social dhe tha se ligjet janë një përparësi për të gjithë ne dhe ne do t’i respektojmë ligjet. Ajo u shpreh e kënaqur dhe iu referua zgjidhjes ligjore që nga 1 tetori e diela bëhet ditë pushimi javor.