“Republika e Serbisë e mbështet Maqedoninë e Veriut në aspiratat e saj evropiane, duke pasur parasysh faktin se i gjithë rajoni ynë ka një vend në Bashkimin Evropian, si hapësirë të cilës ne i përkasim gjeografikisht, historikisht dhe kulturalisht”, thuhet në letrat kredenciale të Ambasadores së sapoemëruar të Serbisë në vend, Nevena Jovanoviq, të cilat sot i pranoi presidenti Stevo Pendarovski.
Siç informojnë nga Kabineti i presidentit, në ceremoninë e dorëzimit të kredencialeve, Pendarovski theksoi se në të ardhmen ai pret që të dy vendet mike të përdorin të gjitha potencialet dhe t’i japin përparësi bashkëpunimit për projekte specifike dypalëshe dhe rajonale në ekonomi dhe tregti, investime, infrastrukturë, lidhja energjetike, si dhe në të gjitha fushat e tjera me interes të ndërsjellë, ndër të cilat, siç thonë, do të veçoja kulturën dhe arsimin, çështje me rëndësi për zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit siç janë ndërlidhja, lëvizshmëria dhe adresimi i çështjeve të rinisë.
Duke vlerësuar se vazhdimi i dialogut të rregullt politik dhe konsultimeve të ndërsjella janë plotësisht në funksion të azhurnimit dhe thellimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, Presidenti Pendarovski theksoi respektimin dhe promovimin e trajtimit dhe statusit të komunitetit maqedonas në Serbi dhe komunitetit serb në Maqedoninë e Veriut.