Sot kanë arritur 30.000 vaksina “Sinovak” si donacion nga Turqia mike, njoftoi në profilin e tij në Fejsbuk ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Vaksinat, thekson ministri, në afatin më të shkurtër të mundshëm do të shpërndahen deri tek pikat e vaksinimit në mbarë vendin.
“Edhe njëherë dua të shpreh falënderim të madh deri tek Republika e Turqisë dhe presidenti Rexhep Taip Erdogan për mbështetjen, por para së gjithash, për dërgesën e shpejtë të sasisë së premtura e cila është shumë e rëndësishme për ne”, ka shënuar Filipçe.