Urdhri ekzekutiv i presidentit amerikan Xho Bajden në në të cilin është cekur se të gjithë qytetarët të cilët nuk do t’i respektojnë Marrëveshjen e Prespës dhe të Ohrit dhe që do të punojnë kundër interesave të Ballkanit Perëndimor do të vendosen në listën e zezë dhe nuk do t’u lejohet hyrja në SHBA, mendoj se është porosi për të gjithë që i bllokojnë apo dëshirojnë t’i bllokojnë proceset në vend, vlerësoi zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, Ljupço Nikollovski.
“Ende në hollësi nuk e kemi parë këtë document, megjithatë, mund të potencoj se qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut fuqishëm vendosën të qëndrojnë edhe prapa Marrëveshjes së Ohrit dhe të Prespës dhe ato janë themelet e kësaj rruge të re, të kësaj shoqërie modern e transformuar sipas modelit evropian me marrëdhënie stabile ndëretnike, e orientuar drejt përparimit, zhvillimit, integrimeve. Mendoj se kjo është porosi për të gjithë ata të cilët i bllokojnë apo dëshirojnë t’i bllokojnë dhe frenojnë të gjitha proceset në shtet”, tha Nikollovski në përgjigje të pyetjes për të komentuar Urdhrin ekzekutiv të Bajdenit në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.
Ai theksoi se në bazë të këtyre dy marrëveshjeve janë themele të asaj që sot e punojmë dhe hapërojmë ose janë themele të kësaj rruge modern nëpër të cilën hapëron shteti për të cilin qytetarët dhanë mbështetje maksimale.
Zëvendëskryeministri theksoi se Urdhri është vendim i partnerit tonë strategjik – SHBA-së, të cilin do ta respektojmë dhe konsideron se kanë shkaqe sepse kjo është theksuar apo këto janë kushte së bashku me shumë të tjerë në pjesën e korrupsionit.
Qytetarët, theksoi ai, u deklaruan dhe vazhdimisht i japin mbështetje kësaj gjenerate e cila qëndron fuqishëm prapa themeleve të këtyre marrëveshjeve të cilat mundësuan sot të jemi pjesë e klubit më elitar të sigurisë – NATO-s, dhe të bisedojmë apo jemi para hapave të fundit për fillim dhe caktim të konferencës së parë ndërqeveritare të vendit për negociatat me BE-në.
“Ato ishin ëndrrat e shumë gjeneratave dhe ne si gjeneratë e politikanëve të rinj i kujtojmë shumë fushata në të cilat vetëm premtohej realizimi i qëllimeve strategjike të shtetit. Sot ne e ëndërrojmë atë ëndërr, përkatësisht sot u realizuan qëllimet strategjike të vendit tonë dhe posaçërisht të gjeneratave të cilat vijnë. E kthejmë besimin në shtet, në institucione, tek të rinjtë, qytetarët, dhe mu ky raport I sotëm dhe mënyrë dhe qasje drejt përgjegjësisë, joselektivitetit, përkushtimit, transparencës është veti e kësaj Qeverie dhe kësaj gjenerate”, theksoi Nikollovski.