Në vijim është takimi përgatitor për gjendjen me mazutin, në të cilin sot në mëngjes morën pjesë edhe përfaqësues të Inspektoratit Shtetëror të Tregut (ISHT). Në takim është dakorduarqë ISHT të dorëzojë dokumente shtesë që të mundet Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) të ketë ketë pasqyrë të plotë të gjendjes lidhur me mazutin, informojnë nga trupi rregullator.
“Për momentin në takimin përgatitor komisarët hollësisht i analizojnë të gjitha rezultatet nga kontrollet e rregullta dhe të jashtëzakonshme në terren dhe kontrollohen raportet e grumbulluara nga sektori i monitorimit, hetimit dhe shkeljeve”, thonë nga KRRE.
Theksojnë se pas analizave të përgjithshme të takimit përgatitor, KRRE nesër do të mbajë seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të miratohen vendime përkatëse rreth informacioneve të dorëzuara nga rezultatet e Inspektoratit Shtetëror të Tregut.