Ministria e Ekonomisë do të shpallë nesër thirrjen për subvencionimin e një pjese të kostove për blerjen dhe instalimin e LPG, metanit ose karburantit tjetër alternativ në automjete.
Shteti do të subvencionojë 50 përqind të kostove për instalimin e një pajisje të tillë në automjete, por jo më shumë se 18 mijë denarë ose 300 euro për automjet. Për këtë qëllim, nga Buxheti i Ministrisë së Ekonomisë janë ndarë 11 milion denarë.
Njoftimi do të zgjasë 60 ditë në përputhje me parimin “të vijë së pari, të shërbehet së pari”. Vetëm një automjet për familje do të subvencionohet.
“Pronarët e automjeteve të prodhuara nga viti 2005 e tutje duhet të blejnë dhe instalojnë një pajisje të mundësuar nga LPG, metan ose karburant tjetër alternativ në automjet nga data e publikimit të thirrjes publike në disa prej kompanive që shesin dhe instalojnë pajisje të tilla”, tha Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp.