Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e rregullt të 75-të, në të cilën do të shqyrtohet Procesverbali i mbledhjes së tridhjetë e nëntë i Shtabit kryesor koordinues të krizës për sigurimin e koordinimit të plotë në lidhje me parandalimin e sjelljes dhe përhapjes së virusit korona KOVID-19, të mbajtur më 31 maj të vitit 2021, në të cilin janë përfshirë ndryshimet e propozuara të masave për mbrojtje të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, mbajtur më 28 maj.
“Para ministrave për shqyrtim do të jetë edhe Procesverbali nga mbledhja e trembëdhjetë e Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim në sistemin për menaxhim me kriza, mbajtur më 28 maj të vitit 2021”, informojnë nga Qeveria.
Mbledhja, në të cilën do të shqyrtohen më tepër pika të rendit të ditës nga Programi i punës së Qeverisë dhe në interes të qytetarëve. Mbledhja do të mbahet me prani fizike të anëtarëve dhe shërbimeve të Qeverisë.
Për vendimet dhe konkluzat e miratuara nga mbledhja e rregullt e 75-të, opinioni do të njoftohet përmes njoftimit menjëherë pas përfundimit të saj.